metrology

}1.Termometri i thate,  sherben per matjen e temperatures se castit te ambientit ku ndodhet. Ky termometer vendoset vertikalisht ne stativ (vendi per mbajtjen e termometrave). Ndarja e gradeve ne rigen e shkallezuar eshte cdo 0.2ºC, fig.3
}2. Termometri i laget, i cili duke u krahasuar me termometrin e thate tregon lageshtiren relative te ajrit. Ky termometer quhet i tille per aresye se  ne rezervuarin e zhives vendoset nje cope e cila zhytet ne uje. Persa i takon konstruksionit ai eshte i njejte me termometrin e thate. Edhe ky termometer vendoset veertikalisht,Fig.3
}3. Termometri maksimal, sherben per matjen e temperaturave te larta. E vecanta e ketij termometri eshte se edhe me uljen e temperaturave, temperatura e tij nuk ulet, kjo mund te arrihet vetem me shkundjen e tij. Ky termometer vendoset horizontalisht dhe ndarjet e gradeve jane cdo 0.5 ºC.Fig.4 Ky termometer shkundet dy here ne dite pas vrojtimit ne mengjes dhe ne mbremje.
4. Termometri minimal, sherben per matjen e temperaturave te ulta  te ajrit. Ne vend te zhives, ky termometer ka alkool, pasi ky i fundit e ka koeficientin e ngrirjes shume te ulet dhe eshte transparent, gje qe lejon shikimin e purtekes. Pra brenda alkoolit noton nje purteke e cila me renien e temperatures shkon drejt temperaturave te ulta si pasoje e forces qe ushtron siperfaqia e alkoolit ajo terhiqet drejt temperaturave te ulta. Kur arrihet temperatura me e ulet, krahu i djathte i purtekes tregon vleren e termometrit minimal. Edhe ky vendoset horizontalisht dhe ka te njejten ndarje te gradeve si termometri maksimal me 0.5 ºC. Pas vrojti mit te temperatures minimale, termometri menjanohet ne menyre qe purteka te ngesi ne siperfaqen e alkoolit dhe me pas vendoset ne vendin e tij. Ky veprim kryhet dy here ne dite gjate oreve te vrojtimit dhe pikerisht ne mengjes dhe ne mbremje. 

Duke qenese ecuria e zhvillimit te bimeve ne faza te ndryshme te tij varet nga ecuria e elementeve te ndryshem klimatike dhe sidomos nga temperatura krahas stacioneve meteorologjike ekzistojne edhe stacionet fenologjike. Ato vendosen ne nje siperfaqe te mbjelle dhe sherben per te bere vrojtimet e fazave te ndryshme te zhvillimit te bimeve krahasuar kjo me ecurine e temperatures e matur ne stacionet meteorologjike.


}Rrezatimi matet me aktinometer dhe radiameter (te paraqitur me poshte).
}Transferimi i energjise drejt Tokes eshte ne tre rruge te ndryshme:
}Rrezatimi, qe eshte shkembimi i energjise ndermjet trupave nepermjet valeve elektromagnetike dhe energjia diellore hyn ne ciklin hidrologjik nepermjet ketij procesi.
}Percjellshmeria, eshte kalimi i nxehtesise prej nje pike apo shtrese tek tjetra kur shtresat kane temperatura te ndryshme
}Konveksioni, qe eshte transferimi i energjise nepermjet masave levizese si p.sh levizjes se nje mase ajrore mbi nje siperfaqe me te ngrohte te tokes, e cila mund te coje ne krijimin e ererave apo shirave.


Ky aparat sherben per matjen e kohezgjatjes se rrezatimit te diellit (diellzimit faktik). Rrezet e diellit, duke rene mbi siperfaqen e sferes thyhen dhe perqendrohen ne nje pike e cila bie mbi diagrame duke e djegur ate. Fig.12. Ne ditet pa diell si rezultat i vranesires diagrami nuk 
digjet.Diagrami vendoset cdo dite ne oren e vrojtimit te mbremjes ose mbasi ka perenduar dielli. Kjo behet ne menyre qe diagrami te jete i gatshem per diten pasardhese, pasi ka raste qe ndodh qe dielli te filloje te djege edhe para ores se vrojtimit ne mengjes.
Heliografi ka tre lloj diagramash: te gjata te harkuara, te shkurtera te harkuara dhe te drejta. Diagramat e drejta vendosen nga 1 Shtatori deri ne 15 Tetor dhe nga 1 Marsi deri me 15 Prill.
Diagramat e shkurtera te harkuara vendosen  nga data 16 Tetor deri me 28 Shkurt.
Diagramat e gjata te harkuara vendosen nga data 16 prill deri me 31 gusht.
Diagramat e gjata vendosen ne kanalet e poshtme te heliografit, diagramat e mesme vendosen ne kanalet e mesme te tij dhe diagramat e shkurtera te harkuara vendosen ne kanalet e sipermet te heliografit.
          Mesi i diagramit perfaqeson oren 12 me shifra romake XII dhe vija e saj duhet te perputhet me vijen e heliografit dhe me pas fiksohet me gjilperen qe te mos e levize era. Ne pjesen e pasme te diagramit shenohet dita te ciles i perket vrojtimi.

}Instrumentat qe perdoren per matjen e rrezatimit diellor kane te njejtin parim te funksionimit (albedo, rrez.direkt, i shperhapur, rrez.neto). Si sensor sherben nje bateri termociftesh (termoelemente) e perbere prej shiritash p.sh mangani dhe konstantani te lidhura ne seri me njeri tjetrin dhe te lyera me ngjyre te bardhe dhe te zeze sipas nje rendi te tille qe te gjithe shiritet cift te ngjyrosen me te bardhe dhe ato tek me te zesze. Termociftet vendosen ne menyre te tille, qe siperfaqet e ngjyrosura me ngjyre te bardhe dhe te zeze te alternohen ashti si kutia e shahut. Sensori apo pllaka marrese vendoset mbi nje prizem metalik ne pozicionin horizontal dhe mbulohet nga nje kapak gjysem sfere zakonisht prej qelqid dhe eshte e drejtuar lart. Funksionimi i instrumentit mbeshtet ne faktin e njohur nga fizika se, nese mbi termoelementet bien rrezet diellore atehere shiritat metalike te cdo termoelementi do te ngrohin ne menyre jo te njejte: mbi siperfaqen e lyer me te zeze do te thithin me shume rreze te shkurtera se ajo e lyer me ngjyre te bardhe. Per rrjedhoje temperatura e saldaturave te termobaterise, ne saje te se ciles do te linde nje rryme elektrike e perpjeseshme me vleren e intensitetit te rrezatimit dhe qe matet me nje galvanometer. Saktesia e vlerave te marra per rrezatimin diellor varet nga ndjeshmeria e materialeve prej te cilave ndertohen termociftet, nga koha e reagimit te aparatit dhe nga vetite fizike dhe optike te materialit prej te cilit eshte prodhuar kapaku gjysemsferik.
}Theksojme se cilido qofte tipi i sensorit ose fluksi i rrezatimit i cili do te matet, instrumentet te cilet perdoren per matjen e rrezatimit duhet te instalohen ne zona larg pengesave, sepse gjate oreve te drites formojne hije mbi instrumentet ose sipas pozicionit te tyre dhe nga ngjyra e tyre pasqyrojne drite mbi sensorin. Gjithashtu duhet te evitohet vendosja e tyre  afer ndonje burimi artificial rrezatimi diellor. Rreziku i hijezimit te diellit nga ana e pengezave eshte me i madh kur ai ndodhet ne lartesine me te ulet ne lidhje me horizontin d.m.th. ne mengjes apo ne mbremje. Organizata Boterore e Meteorologjise si kufi maksimal te humbjes nga pamja e diellit ne horizon pranon kendin 5ºC.


Pjesa kryesore e heliografit perbehet nga nje sfere e plote prej qelqi e cila ka vetine qe rrezet diellore qe bien mbi te , ti grumbulloje prapa saj ne nje pike te vecante (fokusi). Pikerisht ne pozicionin qe i korrespondon kesaj pike, fiksohet harku ke guecken metalike te heliografit, mbi te cilen vendoset nje shirit i vecante letre qe quhet diagrame e heliografit. Kur intensiteti i rezeve diellore i kalon 0.3 ne 0.4 cal cm-2 min-1, atehere ne vendin e diagrames, ku behet fokusimi i tyre ndodh djegia e letres. Gjate levizjes se diellit ne kupen qiellore nga lindja ne perendim, djegia e diagrames do te cvendoset ne drejtim te kundert nga perendimi ne lindje  ne formen e nje fije me gjatesi te caktuar. Ne kete menyre, regjistrimin e diellzimit heliografi e ben nepermjet vijave te djegura ne diagrame. Keto vija ose jane te vazhdueshme kur qielli eshte i kthjellet dhe intensiteti i rrezatimit eshte mbi vleren minimale 0.3 ne 0.4 cal cm-2 min-1 ose jane te nderprera kur dielli shkelqen ne kupen qiellore me intervale te nderprera

} Duke krahasuar gjatesine e vijave te djegies se regjistruar ne diagrame me shkallezimin e saj (vizat e gjata te shkallezimit tregojne oret e plota, ndersa ato te shkurtra intervalet prej gjysem ore, percaktohet gjatesia e shkelqimit te diellit, pra vlera e rrezatimit faktik ne ore.
}Sfera prej qelqi me mbeshtetesin e saj si dhe harku me guacken, perbejne pjesen e siperme te heliografit, e cila mund te rrotullohet rreth nje boshti horizontal, te fiksuar ne dy mbeshtetese vertikale. Harku me guacken duhen vendosur ne pozicione te tilla, qe gjate 24 oreshit te krijohet mundesia per te regjistruar diellzimin. Prandaj per kete qellim aparati eshte i pajisur me dy disqe.Fig.18.
}  Heliografi universal regjistrimin e diellzimit sipas kohezgjatjes se tij e ben ne nje ose dy diagrama. Kur dita eshte e shkurter dhe nuk kalon 9 ore, perdoret vetem nje diagrame gjate 24 oreshit. Kjo diagrame ne kete rast vendoset gjate gjithe kohes nga ana veriore e sferes (treguesi perputhet me shenjen e shenuar me germen B). Kur dita eshte e gjate nga 9 deri 18 ore, gjate 24 oreshit vendosen 2 diagrama. Njera vendoset pas perendimit te diellit dhe tjetra nga ora 11 deri 12. Kur vendoset diagrama e pare, treguesi perputhet me shenjen e shenuar me germen A, kurse kur vendoset diagrama e dyte, ai perputhet me shenjen e treguar me germen V.


}Ky lloj rrezatimi matet me ane te piranometrave qe karakterizohen nga fakti qe siperfaqia matese mbahet vazhdimisht pingul me rrezet diellore dhe qe hapja e instrumentit i perbere nga nje tub, eshte afersisht e barabarte me kendin e ngurte nen te cilin shihet dielli nga toka (jane me hapje te vlerave5-10ºC). Zakonisht elementi ndjeshem perbehet nga nje termocift. Ky instrument eshte delikat dhe matje e rrezatimit eshte mjaft i nderlikuar. Keto duhet te realizohen ne dite te qeta nga era. Per te perfituar nje matje te sigurte, eshte e preferueshme te behen matje per nje interval kohe 15-20 minutash dhe te merren te pakten 10 lexime. Vemendje duhet ti kushtohet pozicionit te instrumentit me diellin i cili duhet te jete korrekt perpara realizimit te cdo matje.
}Rrezatimi direkt diellor matet edhe me ndihmen e instrumentit te njohur me emrin Aktinometri Michelson qe si pjese marrese ka nje pllake bimetalike te zeze te perbere prej dy metalesh te ndryshme si hekur-invar.

}Rrezatimi i Plote Diellor perkufizohet si shume e dy perberesve te matur ne toke mbi nje plan horizontal, nga rrezatimi direkt diellor (insolacioni) dhe ai shperhapes (per shkak te reve ose perperesve te tjere te atmosferes). Raporti ndermjet dy perberesve eshte ne varesi te kushteve atmosferike. Gjatesia e vales se interesuar eshte ne intervalin 0.3 deri ne 3 μm. Per studime te vecanta eshte e mundur te ngushtohet ky interval, duke perdorur filtra te pershtatshem.
} 
}Per matjen e nje madhesie te tille perdoren piranometra ose solarometra qe perbehen nga nje termocift me shirita prej mangani dhe konstantani te lidhura ne seri me njeri tjetrin dhe te lyer me ngjyre te bardhe dhe te zeze sipas nje rendi te tille qe p.sh. te gjithe shiritet cift te ngjyrosen me te bardhe dhe te gjithe shiritet tek me te zeze. Siperfaqia e ndjeshme mbrohet nga ndikimet atmosferike me ane te dy kapakeve gjysemsferike bashkeboshtore prej xhami te trajtuar ne menyre speciale me permasa te pershtatshme per te kenaqur ligjin e kosinusit. Ajri nepermjet dy kapakeve gjysemsferike mbahet i thate me ane te nje fishek xheli prej silici, i cili duhet te zevendesohet vazhdimisht ne menyre periodike.


}Albedo eshte raporti ndermjet rrezatimit diellor te pasqyruar nga siperfaqia e marre ne shqyrtim me ate te rrezatimit te plote qe vjen nga qielli dhe bie mbi te. Intervali spektral eshte i njejte. Informacioni qe merret nga matja e nje madhesie te tille eshte shume interesant, duke patur parasysh varesine e ngushte ndermjet ketij parametri dhe te tjereve si te tipit fizik, ashtu dhe atij biologjik. Instrumentet qe perdoren ne kete rast jane gjithmone piranometrat. Perdoren dy, njeri i orientuar nga siper ne lidhje me qiellin dhe tjetri poshte ne lidhje me siperfaqen ne shqyrtim. Nje instrument i tille mban emrin albedometer, i cili montohet ne nje lartesi 1 ose 2 m nga siperfaqia ne shqyrtim. Ne rasrtin e bimeve barishtore, bari poshte instrumentit mbahet ne lartesi konstan
}Ky lloj rrezatimi eshte i barabarte me ndryshesen ndermjet rrezatimit qe vjen nga qielli dhe atij te leshuar nga siperfaqia e marre ne shqyrtim ne intervalin spektral nga 0.3 deri 60μm. Instrumentet e perdorur per matjen e ketij rrezatimi perbehen nga dy piranometra te montuar se bashku, njeri i orientuar nga lart dhe tjetri i orientuar nga poshte, ne lidhje me siperfaqen e marre ne shqyrtim. Keto instrumente quhen netopiranometer ose netoradiometer, te cilet jane te ndjeshem ndaj te dy rrezatimeve, si rrezatimit valegjate ashtu dhe atij valeshkurter. 
}Ky lloj rrezatimi eshte ndoshta parametri me interes me te madh sidomos ne fushen e agrometeorologjise, sepse jep vleren ne lidhje me siperfaqen e marre ne shqyrtim, te sasise se energjise qe ajo ka ne dispozicion dhe qe mund te perdoret prej saj.




}Temperatura percaktohet si mase e nxehtesise se ndjeshme dhe eshte e rendesishme sepse ndikon mbi intensitetin e avullimit, transpirimit, shkrirjes se debores dhe formen e reshjeve.
}Karakteristikat apo parametrat kryesore te gjendjes fizike te nje rrjedhesi (gazi apo lengu) jane gjendja e ngurte, e lenget dhe ajo  e gazte. Transformimi nga nje gjendje ne nje tjeter realizohet nepermjet disa proceseve fizike si avullimi dhe kondensimi (respektivisht nga gjendja e lenget ne ate te gazte dhe e kunderta), ngrirja dhe shkrirja (respektivisht nga gjendja e lenget ne ate te ngurte dhe anasjelltas) dhe sublimimi (nga gjendja e ngurte ne ate te gazte.
}Nxehtesia e fshehte e shkrirjes dhe ngrirjes per ujin eshte e njejte 79.9 kal/gr. Nxehtesia e fshehte per avullimin dhe kondensimin eshte gjithashtu e njejte dhe jepet nga formula 597.3-0.56t) kal/gr, ku t eshte temperatura e ajrit ne ºC dhe futet ne formule sepse avullimi mund te ndodhe ne temperatura te ndryshme, per shkak te ndryshimit te presionit me lartesine.
}Per matjen e tempratures se ajrit dhe te tokes perdoren termometra te ndryshem
}Termometrat me leng, te cilet mbeshteten ne parimin e ndryshimir te vellimit te lengut me ndryshimin e temperatures. Gradimi i ketyre termometrave mbeshtetet ne pranimin se vellimi i lengut ndryshon ne menyre lineare me temperaturen, Keshtu behet ndarja e shkalles se termometrit ne pjese te barabarta.
}Termometrat me rezistence elektrike. Ndertimi i ketyre termometrave mbeshtetet ne parimin e ndryshimit te vleres se rezistences elektrike te percjellesave ose gjysempercjellesave me ndryshimin e vleres se temperatures. Tarimi i ketyre termometrave behet mbi bazen e ndryshimit te njohur te vleres se rezistences nga ndryshimet e temperatures.
}Termometrat termoelektrike, te cilet punojne ne baze te parimeve te termoelektricitetit. Elementi qe ndertohet mbi dukurine e termoelektricitetit quhet termocift.



Comments

Popular posts from this blog

20 facts about Ukraine

HowTo:Spot a Virgin