Posts

Showing posts from September, 2015

Si të largoni dhimbjet e kokës

Dhimbjet e shpeshta të kokës të cilat nuk kalojnë për një kohë të gjatë janë makthi më i madh, veçanërisht për femrat. A i drejtoheni menjëherë ilaçeve për të kontrolluar kokën tuaj? Sipas një lajmi të publikuar në revistën “Reader’s Digest”, ekzistojnë mënyra natyrale të parandalimit të dhimbjes së kokës. Shmangia e konsumimit të disa ushqimeve, një gjumë i mirë, masazhi i këmbëve dhe përdorimi i hapeve me vaj peshku janë disa mënyra të thjeshta me anë të të cilave mund të kontrolloni dhimbjen e kokës. Ja mënyrat e parandalimit të dhimbjes së kokës: Bëjini masazh këmbëve: Nga 220 të sëmurë me dhimbje kronike koke të cilët morën pjesë në eksperimentet klinike të refleksiologjisë (heqja e tensionimit dhe stresit të mbledhur në disa pika të trupit duke bërë masazh dhe kurimi i sëmundjes), 81 për qind prej tyre janë shëruar. Në këtë kurë përdoret masazhi dhe shtypja e disa pikave të caktuara në këmbë. Takohuni me një kiropraktor: “Kiropraktik” është mënyra që synon ekuilibrimin dh