Posts

Showing posts from November, 2015

Dallimet Midis Njerezve Te Sukseshmem & Atyre Te Pasukseshem

Midis të suksesshmëve dhe të pasuksesshme ekzistojnë disa dallime kryesore të cilat bëjnë dhe diferencën kryesore. Njerëzit e suksesshëm kanë qëllime të caktuara jetësore dhe dinë se çfarë dëshirojnë nga vetja, si dhe nga njerëzit e tjerë. Ata të tjerët nuk e dinë se cilët janë qëllimet e tyre dhe nuk dinë se si t’i arrijnë ato. Askush nuk ju ka thënë se vet duhet t’ia caktojnë vetes qëllimet. Ata janë mësuar të varen nga mendimet e të tjerëve dhe qëllimet e tyre. Për ketë arsye nuk kanë shprehi që vetë t`i marrin vendimet e tyre dhe të projektojnë qëllimet e veta. Ata as vetë nuk janë të vetëdijshëm që pakënaqësia e tyre del nga mungesa e qëllimeve. Ata nuk janë mësuar t'i shprehin dëshirat dhe qëllimet e veta, dhe nga kjo mungesë shpiejmë nga dështimi ne dështim. Personat e varur, zakonisht janë të pasigurt, sepse janë mësuar që dikush tjetër t'ju tregon se si të mendojnë dhe të sillen.  Njeriu i pasuksesshëm ka frikë që mos të gabon. Ai frikësohet nga përgjegjësia. Sa herë