How to find the right person ?

Mjaft kërkuat për idealin/en
Ju duhet të ndaloni së kërkuari për partnerin/en që ta gjeni atë. Fatkeqësisht, kërkimi në mënyrë të dëshpëruar për partnerin/en perfekt/e thjesht nuk funksionon. Në pothuajse të gjitha rastet, këta persona kaq specialë hyjnë në jetën tonë plotësisht në mënyrë rastësore. Por kur kjo të ndodhë, do ta kuptoni!

Gjithashtu, nëse vendosni të gjeni një partner/e të ri/re atëherë ka gjasa të bini dakord për një person që nuk ju përshtatet edhe aq shumë vetëm për të pasur dikë. Ndërsa shëtisni nëpër qytet për kënaqësi, le ta pranojmë, ka pak gjasa të gjeni të duhurin/ën. Kur hiqni dorë nga kërkimi, gjithnjë duhet të qëndroni të hapur për t’i takuar ata.

Përqendrohuni te vetja
Kur nuk jeni më të përqendruar te gjetja e një personi tjetër, do ta transferoni këtë energji te vetja. Duke u marrë me përmirësimin e vetes do të arrini tri përfitime të mëdha:

Së pari, ju do të jeni më të lumtur, do t’ju shtohet besimi dhe pavarësia. Kjo është diçka që do t’i tërheqë të tjerët si magnet ndaj jush.

Së dyti, ju do të mund të jeni versioni më i mirë i vetes në çastin kur do të takoni personin e veçantë, sepse i keni kushtuar rëndësi vetëpërsosjes.

Së fundmi, duke qëndruar produktivë, ju do të parandaloni vetminë, depresionin ose ndjenjën negative të mungesës së diçkaje. Ndiqni interesin tuaj vetjak në fusha të ndryshme. Filloni të ndërtoni një biznes ose karrierë tuajën. Përmirësoni shëndetin apo trupin tuaj duke ngrënë sa më pak ushqime të dëmshme apo anëtarësohuni në një palestër.

Gjithashtu mos harroni të ndiqni një hobi apo interes personal, sepse kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten. Merrni pjesë në ngjarje konkurruese, sepse kështu krahasoheni me të tjerët dhe viheni më tepër në punë për t’u përmirësuar. Udhëtoni dhe eksploroni vende të reja. Gjatë këtij procesi mund të keni njohur një person të ri dhe special, ndaj mbajini sytë hapur!

Përmbushje, jo plotësim
Tani që keni filluar të përqendroheni te vetja dhe pavarësia juaj, nuk keni më nevojë për një partner/e që t’ju plotësojë. Në fakt, përqendrohuni në gjetjen e një personi që ju përmbush plotësisht dhe të njëjtën gjë bëni edhe ju me të.

Nëse çdonjëri nga ju ka nevojë për lumturi, balancë apo paqe në jetën e vet, kjo është shpesh një recetë për katastrofë. Në shumicën e rasteve kjo gjë do të rezultojë në një lidhje jo të qëndrueshme, larg nga shëtitja e paharrueshme që ju kërkuat në fillim.

Jini të shoqërueshëm
Për ata që mendojnë se ky rregull mund të jetë i pasaktë, keni dëgjuar për gjashtë shkallët e ndarjes? Është një teori e pabesueshme që ju tregon se jeni gjashtë hapa ose më pak larg çdo personi që do të mund të takoni ndonjëherë. Ndaj pengesa “shok i një shoku” mes jush dhe partnerit tuaj të ëndrrave është vetëm gjashtë hapa ose më pak larg!

Dilni dhe përfshihuni nëpër ngjarje, festivale, festa apo mbledhje. Sigurohuni të ndiqni diçka që e keni edhe ju me pasion ose mjafton të shkoni për t’u argëtuar me një mik/e. Kështu do të arrini të njihni shumë njerëz të rinj, mes tyre edhe dikë të veçantë.

Jini të guximshëm
Ndërsa nuk po kërkoni në mënyrë aktive partnerin/en tuaj të ëndrrave, nuk mund të supozoni se kjo do të ndodhë vetvetiu dhe pa lodhjen më të vogël. Ju duhet tëkeni besim tek intuita juaj për të kuptuar se kur duhet të veproni.

Kur të takoni një person që është shumë i ngjashëm me ju, mos i lini t’ju rrëshqasin nga duart. Është në dorën tuaj kontrolli i fatit, ndaj veproni dhe eksploroni sa më shumë mundësi të jetës. Bëni tuajën fuqinë e efektit të fluturave, veprimet e vogla mund t’jua ndryshojnë jetën plotësisht.

Mund të jetë diçka shumë e thjeshtë, ashtu sikurse është shkëmbimi i buzëqeshjes me një të panjohur tërheqës. Apo edhe thjesht prezantimi i vetes tek ata për të zbuluar se sapo njohët njeriun që keni ëndërruar gjithnjë.

Comments

Popular posts from this blog

20 facts about Ukraine

HowTo:Spot a Virgin