Lumturia të shëndosh.

Shumë
njerëz që
hanë më
shumë seç
duhet e
bëjnë këtë gjë sepse
janë të lumtur. Sipas një
studimi të fundit, një
person nis të hajë më
shumë kur është i
gëzuar dhe jo i mërzitur
apo i stresuar.
Një grup psikologësh
hollandezë ka dalë në këtë
përfundim pas shumë
studimesh që tregonin se
obezët janë njerëz jo të
kënaqur nga jeta dhe që
vuajnë nga depresioni.
Studiuesit morën 87
studentë dhe i treguan
skena filmike të gëzuara,
neutrale dhe të trishta.
Ndryshe nga sa pritej, ata
që kishin parë skenat që
bënin për të qeshur
konsumuan më shumë
patatina dhe ushqime të
tjera jo të shëndetshme.
"E ngrëna emocionale
lidhet zakonisht me
emocionet negative.
Gjithsesi, vullnetarët tanë
hëngrën më shumë pasi u
"ngacmuan" me
pozitivitet. Këto rezultate
mund të jenë të vlefshme
për trajtimin e obezitetit.
Nënvizojnë se mund të
hash më tepër se norma
edhe kur je me moral të
lartë", shprehet
udhëheqësi i studimit.

Comments

Popular posts from this blog

20 facts about Ukraine

HowTo:Spot a Virgin