Letersia Shqiptare.
Letërsia
shqiptare, për shkak të
kushteve të vështira
historike, ka lindur
përgjithësisht me
vonesë. Shkrimet e para
në gjuhën shqipe, janë të
shekullit të XV.
Në fillimet e letërsisë
shqiptare janë veprat e
Marin Barletit ("Historia e
Skënderbeut", 1508) dhe
të humanistëve të tjerë,
të botuara latinisht. Libri
i parë shqip është
"Meshari" (1555) i Gjon
Buzukut. Letërsia e
vjetër përfaqësohet nga
vepra fetare, por që ishin
shprehje e qëndresës
kundër sundimit osman.
Autorët më të
rëndësishëm ishin Pjetër
Budi, Frang Bardhi,
Pjetër Bogdani dhe te
arbëreshët e Italisë Lekë
Matrënga e Jul Variboba.
Në shek. XVIII-XIX lindi
rryma e bejtexhinjve, e
ndikuar nga i letërsia
orientale, por në veprat
e poetëve më të shquar
kishte edhe tema laike e
nota shoqërore (Hasan
Zyko Kamberi, Nezim
Frakulla, Zenel Bastari,
Muhamet Çami - Kyçyku
etj).
Letërsia e
Rilindjes
Artikulli kryesor:
Letërsia e Rilindjes
Kombëtare .
Vepra e parë madhore e
kësaj periudhe do të jetë
poema "Këngët e
Milosaos", e poetit
arbëresh Jeronim de
Rada , botuar në vitin
1836. Gjithë veprat që
do të botohen më pas
deri në 1912, do ti
takojnë një periudhe
letrare që njihet nën
emrin letërsia e Rilindjes.
Kjo, është një letërsi
kryesisht patriotike, me
nota luftarake dhe
frymëmarrje romantike.
Kësaj letërsie, do ti prijë
poeti Naim Frashëri, i cili
me poezinë e vet lirike
dhe epike u bë poeti
kombëtar i popullit
shqiptar Në kuadrin e
letërsisë së Rilindjes do
të krijojnë shkrimtarë si
Andon Zako - Çajupi, F.
Konica, Asdreni, F.
Shiroka, G. Dara, Z.
Serembe etj. Letërsia e
kësaj periudhe ishte
kryesisht letërsi poetike.
Proza sapo do të bënte
hapat e parë si prozë
publicistike, historike
dhe më pak si prozë
letrare. Po kështu dhe
dramaturgjia do të japë
veprat e para pioniere.
Letërsia e re kombëtare
nis afër mesit të shek.
XIX lidhur me lëvizjen e
gjerë për çlirimin nga
sundimi I huaj dhe
prandaj quhet letërsia e
Rilindjes Kombëtare. Ajo
pati një drejtim iluminist
e në periudhën e fundit
edhe vepra realiste, por
në të mbisundoi
romantizmi,
bashkëkohës me
romantizmin evropian. U
lëvrua sidomos poezia.
Kjo ishte një letërsi me
frymë demokratike e
popullore, tema
themelore ishte dashuria
për atdheun, evokimi i të
kaluarës heroike dhe
lufta për çlirim kombëtar
e shoqëror. Te
arbëreshët e Italisë u
shquan Jeronim de Rada
me poemën "Këngët e
Milosaos" (1836) e një
varg veprash të mëdha
poetike, Gavril Dara i Riu
me poemën "Kënga e
Sprasme e Balës",
Françesk Anton Santori,
Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombëtar i
kësaj periudhe është
Naim Frashëri, autor i
poemës "Bagëti e
Bujqësi" (1886), i
"Historisë së
Skënderbeut" në vargje
dhe i shumë veprave të
tjera patriotike, lirike e
filozofike. Figura të tjera
të shquara janë poeti
lirik e satirik Andon Zako
Çajupi ("Baba Tomori",
1902), poetët Ndre
Mjeda, Aleks Stavre
Drenova (Asdreni),
novelisti Mihal Grameno
etj.
Letërsia Pas
Pavarsisë
Me çlirimin e Shqipërisë
dhe krijimin e shtetit
shqiptar, letërsia do të
hynte në një periudhë të
re zhvillimi (1912-1939).
Traditat e shquara në
lëmin e poezisë do të
lëvronin më tej
nëpërmjet krijimtarisë së
pasur të poetit të shquar
Gjergj Fishta dhe të
poetëve të tjerë si N.
Mjeda, F. Noli, L.
Poradeci, A. Asllani, V.
Prenushi etj.
Letërsia do të shënonte
një etapë të re me
lindjen e romanit
shqiptar në dekadën e
dytë të këtij shekulli me
romanet e N. Nikajt, F.
Postolit, Z. Arapit dhe më
pas me ato të H.
Stërmillit e S. Spasses.
Nga ana tjetër, në lëmin
e prozës do të ndjehet
një ngritje e nivelit të
tregimit, e cila do të
kualifikohet artistikisht
nga M. Kuteli dhe E.
Koliqi. Gjatë periudhës së
Pavarësisë, tema
patriotike nuk do të jetë
më në qendër të
letërsisë. Problemet e
mprehta shoqërore do të
trajtohen nga brezi i
letrarëve realistë, ku
përmendim poetin dhe
prozatorin e talentuar
Migjeni, i cili la gjurmë të
thella dhe ndikoi në
rrjedhat e letërsisë
moderne shqiptare.
Në këtë drejtim mund të
përmendim letrarët e
rinj si P. Marko, N. Bulka,
Dh. Shuteriqi, G. Pali, A.
Çaçi etj. Në vitet e
çlirimit kombëtar e
shoqëror do të
zhvillohet letërsia shqipe
me tipare të reja, si një
letërsi realiste. Edhe pse
në kushtet e një shteti
monist, letërsia shqipe
gjatë afro pesë dekadave
(1944-1990) njohu
pjekurinë e saj, u
konsolidua dhe u
afirmua si një letërsi me
vlera të nivelit evropian.
Një moment i
rëndësishëm në letërsinë
shqiptare në këto vite
janë në fushën e
romanit, ku mund të
përmendim D. Agolli, J.
Xoxa, S. Spasse, A,
Abdihoxha, F. Gjata etj.
Përfaqësues i shquar i
rrymës demokratike
është Fan Noli, figurë
politike por edhe poet,
publicist e përkthyes.
Lirik i njohur i kohës
është Lasgush Poradeci.
Nga ana tjetër një figurë
qendrore e letërsisë dhe
e publicistikës ishte At
Gjergj Fishta. Ndër
prozatorët janë
romancierët Ndoc Nikaj,
Foqion Postoli dhe Haki
Stërmilli.
Kulmin e realizmit kritik,
me pasqyrimin e
gjendjes së masave më
të varfër dhe me theks
të fortë të revoltës
shoqërore e shënojnë
veprat poetike dhe
prozaike të Migjenit
("Vargjet e lira", 1935).
Faik Konica ndërkohë
ishte një kritik letrar me
veprimtari shumë të
zgjeruar publicistike që
ndikoi jo pak në këtë
letërsi....
Letërsia gjatë
Komunizmit
Një etapë cilësisht e re
në letërsinë shqiptare zë
fill në vitet e Luftës ANÇ
dhe mori zhvillim të
plotë pas Çlirimit si
letërsi e realizmit
socialist. Në shtypin
ilegal, si shprehje e
qëndresës antifashiste, u
lëvrua një letërsi
revolucionare, kryesisht
poezia qytetare e
patriotike. Poema
satirike "Epopeja e Ballit
Kombëtar" (1944) e
Shefqet Musarajt është
vepra më e shquar i
kësaj kohe.
Pas Çlirimit pothuajse e
tërë letërsia ishte e
kontrolluar nga censura
e shtetit. Hapësirat në
cilat shtrihej letërsia e
asaj kohe ishin të
ngushta dhe plot rrezik
për autorët. Shumë prej
tyre si Kasem
Trebeshina, Dhimitër
Xhuvani, Petro Marko e
të tjerë u dënuan nga
Partia në fuqi.
Shkrimtarë të tjerë si
Ismail Kadare, Jakov
Xoxa e plot të tjerë
shkruanin të vërtetat e
tyre të fshehura pas një
sensi të dyzuar.
Megjithatë edhe gjatë
periudhës së Socializmit
lindi dhe u zhvillua një
letërsi e mirëfilltë e cila
edhe pse nën censurë, u
shkrua dhe u konfirmua.
Në vitet e fundit të
agonisë socialiste edhe
letërsia filloi të shfaqej
më hapur dhe të mbante
një qëndrim kritik herë
hapur e herë të
nënkuptuar. Pas
diktaturës letërsia
shqiptare pati njëfarë
mpirjeje. Brezi i ri i
shkrimtarëve solli një
frymë të re realiste
sidomos në poezi. Liria
në shkrim solli një
dyndje veprash letrare,
por vetëm pak prej tyre
ishin të një niveli të
pëlqyeshëm. Peshën më
të madhe e mbajtën
akoma shkrimtarët e
periudhës së Pas Luftës.
Shkrimtarë si Diana Çuli,
Visar Zhiti, Besnik
Mustafaj,Sulejman Mato
e plotë të tjerë vezulluan
në këtë periudhë. Në
poezi u shquan Mimoza
Ahmeti, Irma Kurti,
Luljeta Lleshanaku dhe
ndër më të rinjtë Ervin
Hatibi.
Letërsia Pas
Diktaturës
Vlen të përmendet që
periudha e Post
Diktaturës pati vlera të
veçanta sidomos për sa i
përket ribotimit të
veprave që censura
komuniste i kishte
ndaluar apo i kishte
cunguar. U botuan të
plota veprat e rilindësve,
e Gjergj Fishtës, Faik
Konicës, Lasgush
Poradecit, Mitrush Kutelit
etj. U botuan veprat e
ndaluara dhe të dënuara
gjatë sundimit komunist
të shkrimtarëve Petro
Marko Pjetër Arbnori,
Fatos Lubonja, Kasëm
Trebeshina, Dhimitër
Xhuvani, Visar Zhiti e
shumë të tjerë.
shqiptare, për shkak të
kushteve të vështira
historike, ka lindur
përgjithësisht me
vonesë. Shkrimet e para
në gjuhën shqipe, janë të
shekullit të XV.
Në fillimet e letërsisë
shqiptare janë veprat e
Marin Barletit ("Historia e
Skënderbeut", 1508) dhe
të humanistëve të tjerë,
të botuara latinisht. Libri
i parë shqip është
"Meshari" (1555) i Gjon
Buzukut. Letërsia e
vjetër përfaqësohet nga
vepra fetare, por që ishin
shprehje e qëndresës
kundër sundimit osman.
Autorët më të
rëndësishëm ishin Pjetër
Budi, Frang Bardhi,
Pjetër Bogdani dhe te
arbëreshët e Italisë Lekë
Matrënga e Jul Variboba.
Në shek. XVIII-XIX lindi
rryma e bejtexhinjve, e
ndikuar nga i letërsia
orientale, por në veprat
e poetëve më të shquar
kishte edhe tema laike e
nota shoqërore (Hasan
Zyko Kamberi, Nezim
Frakulla, Zenel Bastari,
Muhamet Çami - Kyçyku
etj).
Letërsia e
Rilindjes
Artikulli kryesor:
Letërsia e Rilindjes
Kombëtare .
Vepra e parë madhore e
kësaj periudhe do të jetë
poema "Këngët e
Milosaos", e poetit
arbëresh Jeronim de
Rada , botuar në vitin
1836. Gjithë veprat që
do të botohen më pas
deri në 1912, do ti
takojnë një periudhe
letrare që njihet nën
emrin letërsia e Rilindjes.
Kjo, është një letërsi
kryesisht patriotike, me
nota luftarake dhe
frymëmarrje romantike.
Kësaj letërsie, do ti prijë
poeti Naim Frashëri, i cili
me poezinë e vet lirike
dhe epike u bë poeti
kombëtar i popullit
shqiptar Në kuadrin e
letërsisë së Rilindjes do
të krijojnë shkrimtarë si
Andon Zako - Çajupi, F.
Konica, Asdreni, F.
Shiroka, G. Dara, Z.
Serembe etj. Letërsia e
kësaj periudhe ishte
kryesisht letërsi poetike.
Proza sapo do të bënte
hapat e parë si prozë
publicistike, historike
dhe më pak si prozë
letrare. Po kështu dhe
dramaturgjia do të japë
veprat e para pioniere.
Letërsia e re kombëtare
nis afër mesit të shek.
XIX lidhur me lëvizjen e
gjerë për çlirimin nga
sundimi I huaj dhe
prandaj quhet letërsia e
Rilindjes Kombëtare. Ajo
pati një drejtim iluminist
e në periudhën e fundit
edhe vepra realiste, por
në të mbisundoi
romantizmi,
bashkëkohës me
romantizmin evropian. U
lëvrua sidomos poezia.
Kjo ishte një letërsi me
frymë demokratike e
popullore, tema
themelore ishte dashuria
për atdheun, evokimi i të
kaluarës heroike dhe
lufta për çlirim kombëtar
e shoqëror. Te
arbëreshët e Italisë u
shquan Jeronim de Rada
me poemën "Këngët e
Milosaos" (1836) e një
varg veprash të mëdha
poetike, Gavril Dara i Riu
me poemën "Kënga e
Sprasme e Balës",
Françesk Anton Santori,
Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombëtar i
kësaj periudhe është
Naim Frashëri, autor i
poemës "Bagëti e
Bujqësi" (1886), i
"Historisë së
Skënderbeut" në vargje
dhe i shumë veprave të
tjera patriotike, lirike e
filozofike. Figura të tjera
të shquara janë poeti
lirik e satirik Andon Zako
Çajupi ("Baba Tomori",
1902), poetët Ndre
Mjeda, Aleks Stavre
Drenova (Asdreni),
novelisti Mihal Grameno
etj.
Letërsia Pas
Pavarsisë
Me çlirimin e Shqipërisë
dhe krijimin e shtetit
shqiptar, letërsia do të
hynte në një periudhë të
re zhvillimi (1912-1939).
Traditat e shquara në
lëmin e poezisë do të
lëvronin më tej
nëpërmjet krijimtarisë së
pasur të poetit të shquar
Gjergj Fishta dhe të
poetëve të tjerë si N.
Mjeda, F. Noli, L.
Poradeci, A. Asllani, V.
Prenushi etj.
Letërsia do të shënonte
një etapë të re me
lindjen e romanit
shqiptar në dekadën e
dytë të këtij shekulli me
romanet e N. Nikajt, F.
Postolit, Z. Arapit dhe më
pas me ato të H.
Stërmillit e S. Spasses.
Nga ana tjetër, në lëmin
e prozës do të ndjehet
një ngritje e nivelit të
tregimit, e cila do të
kualifikohet artistikisht
nga M. Kuteli dhe E.
Koliqi. Gjatë periudhës së
Pavarësisë, tema
patriotike nuk do të jetë
më në qendër të
letërsisë. Problemet e
mprehta shoqërore do të
trajtohen nga brezi i
letrarëve realistë, ku
përmendim poetin dhe
prozatorin e talentuar
Migjeni, i cili la gjurmë të
thella dhe ndikoi në
rrjedhat e letërsisë
moderne shqiptare.
Në këtë drejtim mund të
përmendim letrarët e
rinj si P. Marko, N. Bulka,
Dh. Shuteriqi, G. Pali, A.
Çaçi etj. Në vitet e
çlirimit kombëtar e
shoqëror do të
zhvillohet letërsia shqipe
me tipare të reja, si një
letërsi realiste. Edhe pse
në kushtet e një shteti
monist, letërsia shqipe
gjatë afro pesë dekadave
(1944-1990) njohu
pjekurinë e saj, u
konsolidua dhe u
afirmua si një letërsi me
vlera të nivelit evropian.
Një moment i
rëndësishëm në letërsinë
shqiptare në këto vite
janë në fushën e
romanit, ku mund të
përmendim D. Agolli, J.
Xoxa, S. Spasse, A,
Abdihoxha, F. Gjata etj.
Përfaqësues i shquar i
rrymës demokratike
është Fan Noli, figurë
politike por edhe poet,
publicist e përkthyes.
Lirik i njohur i kohës
është Lasgush Poradeci.
Nga ana tjetër një figurë
qendrore e letërsisë dhe
e publicistikës ishte At
Gjergj Fishta. Ndër
prozatorët janë
romancierët Ndoc Nikaj,
Foqion Postoli dhe Haki
Stërmilli.
Kulmin e realizmit kritik,
me pasqyrimin e
gjendjes së masave më
të varfër dhe me theks
të fortë të revoltës
shoqërore e shënojnë
veprat poetike dhe
prozaike të Migjenit
("Vargjet e lira", 1935).
Faik Konica ndërkohë
ishte një kritik letrar me
veprimtari shumë të
zgjeruar publicistike që
ndikoi jo pak në këtë
letërsi....
Letërsia gjatë
Komunizmit
Një etapë cilësisht e re
në letërsinë shqiptare zë
fill në vitet e Luftës ANÇ
dhe mori zhvillim të
plotë pas Çlirimit si
letërsi e realizmit
socialist. Në shtypin
ilegal, si shprehje e
qëndresës antifashiste, u
lëvrua një letërsi
revolucionare, kryesisht
poezia qytetare e
patriotike. Poema
satirike "Epopeja e Ballit
Kombëtar" (1944) e
Shefqet Musarajt është
vepra më e shquar i
kësaj kohe.
Pas Çlirimit pothuajse e
tërë letërsia ishte e
kontrolluar nga censura
e shtetit. Hapësirat në
cilat shtrihej letërsia e
asaj kohe ishin të
ngushta dhe plot rrezik
për autorët. Shumë prej
tyre si Kasem
Trebeshina, Dhimitër
Xhuvani, Petro Marko e
të tjerë u dënuan nga
Partia në fuqi.
Shkrimtarë të tjerë si
Ismail Kadare, Jakov
Xoxa e plot të tjerë
shkruanin të vërtetat e
tyre të fshehura pas një
sensi të dyzuar.
Megjithatë edhe gjatë
periudhës së Socializmit
lindi dhe u zhvillua një
letërsi e mirëfilltë e cila
edhe pse nën censurë, u
shkrua dhe u konfirmua.
Në vitet e fundit të
agonisë socialiste edhe
letërsia filloi të shfaqej
më hapur dhe të mbante
një qëndrim kritik herë
hapur e herë të
nënkuptuar. Pas
diktaturës letërsia
shqiptare pati njëfarë
mpirjeje. Brezi i ri i
shkrimtarëve solli një
frymë të re realiste
sidomos në poezi. Liria
në shkrim solli një
dyndje veprash letrare,
por vetëm pak prej tyre
ishin të një niveli të
pëlqyeshëm. Peshën më
të madhe e mbajtën
akoma shkrimtarët e
periudhës së Pas Luftës.
Shkrimtarë si Diana Çuli,
Visar Zhiti, Besnik
Mustafaj,Sulejman Mato
e plotë të tjerë vezulluan
në këtë periudhë. Në
poezi u shquan Mimoza
Ahmeti, Irma Kurti,
Luljeta Lleshanaku dhe
ndër më të rinjtë Ervin
Hatibi.
Letërsia Pas
Diktaturës
Vlen të përmendet që
periudha e Post
Diktaturës pati vlera të
veçanta sidomos për sa i
përket ribotimit të
veprave që censura
komuniste i kishte
ndaluar apo i kishte
cunguar. U botuan të
plota veprat e rilindësve,
e Gjergj Fishtës, Faik
Konicës, Lasgush
Poradecit, Mitrush Kutelit
etj. U botuan veprat e
ndaluara dhe të dënuara
gjatë sundimit komunist
të shkrimtarëve Petro
Marko Pjetër Arbnori,
Fatos Lubonja, Kasëm
Trebeshina, Dhimitër
Xhuvani, Visar Zhiti e
shumë të tjerë.
Comments
Post a Comment