33 Kuriozitete Ne Lidhje Me Trupin E Njeriut. :)

1. Impulset nga nervat ne
drejtim te trurit dhe
anasjelltas udhetojne me
nje shpejtesi prej 380 km/
h.
2. Truri jone gjate
funksionimit zhvillon nje
energji te barabarte me
ate te nje llampe 10 watt.
3. Truri njerezor eshte ne
gjendje te memorizoje 5
here me shume se
informacionet qe ndodhen
ne Enciklopedine Britanike,
ose cfaredo lloj
enciklopedie tjeter.
Llogaritet ne terma
elektronike se truri yne ka
nje kapacitet prej 3 deri ne
1000 Terabyte.
4. Vetem truri, perdor 20%
te oksigjenit qe hyn ne
trupin tone dhe qe
transportohet ne gjak.
Masa cerebrale eshte e
barabarte me 2% te trupit
tone, por konsumon me
shume oksigjen se cdo
pjese tjeter e trupit.
5. Aktiviteti cerebral eshte
me i madh gjate nates,
sesa gjate dites. Kjo ndodh
sepse, ne te kundert te
asaj qe mund te besohet,
ndodh qe truri vihet ne
aksion, pikerisht kur ne
fleme. Nuk dihet mire
akoma perse, por ne qofte
se shihni enderra te
bukura gjate gjumit duhet
te falenderoni trurin dhe
punen e tij gjate nates.
6. Shkencetaret
konfirmojne se sa me i
madh te jete koeficenti
juaj intelektiv (QI), me
shume enderroni. Kjo nuk
duhet t'ju beje te mendoni
se ne qofte se nuk kujtoni
enderrat tuaja nuk jeni
inteligjent sepse pjesa me
e madhe e enderrave ka
nje gjatesi shume te
shkurter.
7. Neuronet gjate jetes
sone rriten. Deri pak kohe
me pare besohej se qelizat
e trurit nuk zhvilloheshin
apo rigjeneroheshin, kurse
sot dihet se edhe
meqenese kjo rritje nuk
eshte si ne pjeset e tjera te
trupit, ajo ekziston.
8. Informacionet levizin
me shpejtesi te ndryshme
ne baze te tipit te
neuroneve. Jo te gjithe
neuronet jane njelloj:
ekzistojne disa ne gjendje
te transportojne
informacione me shpejtesi
0,5 meter ne sekonde
kurse te tjere arrijne edhe
deri ne 120 meter ne
sekonde.
9. Truri nuk ndjen
dhembje. Kjo thjeshte
sepse ne te nuk ka
receptore te dhembjes.
10. 80% e trurit tone
eshte e ndertuar nga uje.
FLOKET DHE THONJTE
11. Qimet e fytyres rriten
shume me shpejt se cdo
qime tjeter ne trup. Nese
jeni meshkuj e dini shume
mire se sa shpejt rritet
mjekra, mjafton te
mendosh se ne qofte se
nje mashkull nuk do t'a
priste mjekren e tij gjate
jetes, kjo e fundit do te
behej me e gjate se nente
metra.
12. Cdo dite cdo njeri
humbet mesatarisht 60
deri ne 100 floke. Numri
ndryshon shume nga
personi ne person por
varet edhe nga stinet, nga
semundjet, nga shtatzania,
nga mosha etj. Keshtu qe
ne qofte se kuptoni qe po
ju bien me shume se 100
floke ne dite, behuni
merak: do te thote se po
beheni qeros.
13. Floket e nje mashkulli
e kane diametrin sa 2 fishi
i diametrit te flokeve te
nje femre; sigurisht qe
diametri varet edhe nga
rraca njerezore dhe tipi i
flokeve.
14. Cdo flok eshte ne
gjendje te mbaje nje
peshe deri ne 100 gram.
Ne qofte se kjo peshe
shumezohet me numrin e
flokeve… mendojeni vete
rezultatin.
15. Thoi qe rritet me
shpejt eshte ai i gishtit te
mesit. Per te qene me te
sakte eshte thoi i dores qe
ju perdorni me shume. Per
me teper shpejtesia e
rritjes se thonjve eshte e
lidhur ngushte me
gjatesine e gishtave, edhe
pse nuk dihet akoma mire
perse.
16. Ne cdo centimeter
katror te lekures sone ka
po aq qime sa ka ne cdo
centimeter katror te
lekures se nje majmuni
shimpaze.
Njeriu nuk eshte aq i
zhveshur sa duket, por ky
mendim vjen ngaqe pjesa
me e madhe e qimeve ne
trupin tone jane aq te
vogla saqe nuk duken me
sy te lire.
17. Bjondet kane me
shume floke. Ngjyra e
flokeve percakton
dendesine e flokeve ne
koke. Nje person ka
mesatarisht 100 mije
vatra qe jane ne gjendje te
prodhojne rreth 20 floke
secila gjate gjithe jetes
sone. Bjondet kane rreth
150 mije vatra te tilla.
Ndersa te flokekuqet jane
ata qe kane me pak, rreth
86 mije.
18. Thonjte e duarve rriten
rreth 4 here me shpejt se
ato te kembeve. Kjo ndodh
sepse thonjte sa me
shume te perdoren, aq me
shpejt rriten.
19. Jeta mesatare e cdo
floku eshte nga 3 deri ne 7
vjet. Ne fakt para se floket
te bien mund te prihen,
ngjyrosen, shkurtohen
disa here, deri sa bien
vete.
20. Nje njeri mund te
humbe deri gjysmen e
flokeve te tij perpara se
dikush t'a kuptoje.
21. Floket duken te
pashkaterrueshem. Pervec
mundesise qe mund te
marrin flake, floket jane ne
gjendje te mos
dekompozohen edhe pas
vdekjes. Floket nuk mund
te shkaterrohen nga uji,
nga i ftohti, apo nga
ndryshimet klimaterike,
dhe jane shume rezistente
ndaj acideve te ndryshme
apo agjenteve kimike.
ORGANET
22. Organi me i madh i
organizmit tone eshte
zorra e vogel (intestinum
tenue). Edhe pse quhet
nga anglezet "small
intestine" eshte 4 here me
e gjate se gjatesia
mesatare e nje njeriu te
rritur.
23. Zemra e njeriut
prodhon gjak me nje
presion per ta pompuar
ate deri ne 9 metra lartesi.
Keshtu qe mos u
preokuponi ne qofte se
arrini te degjoni rrahjet e
zemres tuaj. Per te
pompuar gjak ne te gjithe
trupin tone ne nje kohe
kaq te shkurter duhet nje
presion i mire nga
kontraktimi i zemres.
24. Lengjet gastrike jane
ne gjendje te tresin edhe
nje flete brisku.
25. Mendohet se trupi
njerezore ka me shume se
96 000 kilometra ene
gjaku. Duke bere nje
llogari te thjeshte me enet
tona mund te behen me
pak fjale 2 xhiro rreth
botes.
26. Cdo 3 apo 4 dite ne
stomakun tone krijohet
nje membrane mukoze e
re. Kjo per shkak te forces
se madhe te acideve
prezente ne stomak dhe
kush vuan nga ulcera
mund ta kuptoj shume
mire sa te dhimbshme
jane keto acide sidomos
kur sulmojne muret e
stomakut.
27. Siperfaqja e mushkrive
tona eshte e barabarete
me ate te nje fushe tenisi;
ne fakt per te derguar sa
me lehte oksigjenin ne
gjak, mushkrite jane te
pajisura me qindra bronke
dhe hojeza. Keto jane te
lidhura me kapilaret qe
cojne oksigjenin ne gjak
duke marre dioksidi i
karbonit (CO2). Siperfaqja
gjigande e mushkrive
ndihmon keto veprime
dhe na siguron nje
shkembim te denje
oksigjeni dhe dioksidit te
karbonit ne cdo moment.
28. Zemra e femrave rreh
me shpejte se ajo e
meshkujve. Shkaku duhet
kerkuar ne masen trupore,
megjithese eshte zbuluar
qe zemra femerore punon
ndryshe nga ajo
mashkullore.
29. Shkencetaret kane
arritur te numerojne me
shume se 500 funksione te
melcise. Me shume
mundesi kur dalim te
shtunave dhe dehemi nuk
mendojme per melcine
tone, por ne qofte se doni
ta dini melcia eshte organi
qe punon me shume ne
brendesi te trupit tone.
30. Aorta, arteria kryesore
qe nis nga zemra jone ka
diametrin e nje tubi
normal. Kjo arterie eshte
kaq e gjere sepse duhet te
trasportoje ne brendesi te
saj pjesen me te madhe te
gjakut qe do te qarkulloje
ne sistemin tone.
31. Mushkria e majte eshte
me e vogel se mushkria e
djathte per ti lene hapsire
zemres.
32. Ne njeri mund te jetoje
pa pjesen me te madhe te
organeve te tij. Trupi yne
mund te duket i dobet,
por mund te mbijetoje pa
stomak, pa 75% te
melcise, 80% te zorres,dhe
pa nje veshke. Me siguri
s'do te ndiheshit shume
mire, por organet e
munguara nuk do t'ju
sillnin vdekjen.
33. Gjendrat mbiveshkore
e nderrojne madhesine
gjate jetes. Perpara lindjes
keto jane te medha sa nje
veshke, ndersa me kalimin
e kohes behen gjithnje e
me te vogla, deri behen
veshtiresishte te dukshme
ne moshe te madhe.

Comments

Popular posts from this blog

20 facts about Ukraine

HowTo:Spot a Virgin