50 kuriozitete nga bota

Sent from my Nokia X3-00 ALTIN GUBERI ( ACT AND LI VE SIMPLY AND HUMBLY ALWAYS AND FOREVER :):) )

------Original message------
From: altin guberi <altinguberi@gmail.com>
To: <altinguberi@gmail.com>
Date: Monday, February 20, 2012 8:24:52 PM GMT-0100
Subject: 50 kuriozitete

1. Femra që
ka lindur
më shumë
fëmijë
është një
ukrainase.
Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të
cilët vetëm dy i kishin vdekur
gjatë lindjes.
2. Fëmija më i rëndë në botë
është lindur në vitin 1954 nga
italiania Carmelina Fdele nga
Aversa. Djali i saj peshonte ditën
e lindjes 10,2 kg.
3. Bethoveni para se të
kompozonte fuste kokën në ujë.
Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç
nuk fliste normalisht.
4. I vetmi majmun që është
dënuar nga një gjykatë e vërtetë
është shimpanzeja Coco në
Florida, në vitin 1984. Ky
majmun jetonte me një të
papunë artist, i cili jepte
spektakle të vogla. Shuma e
vjedhur arrinte vlerat 200 000
USD. Ai u dënua me burgim të
përjetshëm.
5. Libri që mban rekordin më të
madh për shitje është ai i Hillary
Klintonit, me librin autobiografi
"Histori e përjetuar". Në ditën e
parë të hedhjes në treg të këtij
libri, në qershor të vitit 2003, u
shitën në një ditë (rekord) 200
000 ekzemplarë të tij.
6. Mbiemri më i shpeshtë në botë
në rangun internacional është
mbiemri Chang. Rreth 75 milionë
njerëz në Kinë kanë këtë
mbiemër. Vendin e dytë e ka
mbiemri Smith në Angli. Rreth
800 000 veta e kanë këtë
mbiemër.
7. Kazinoja më e madhe e botës
gjendet në MGM – HOTEL, në
metropolin e Las Vegasit. Në një
sipërfaqe afërsisht 16 000
kuadrat metër, gjenden
pothuajse 3500 automate të
lojërave të ndryshme dhe 165
tavolina loje.
8. Biblioteka më e madhe në
botë gjendet në kryeqytetin
amerikan Uashington. Kjo
bibliotekë u ndërtua në 24 Prill
1800. Në të gjenden 107 milionë
shkrime të të gjitha arteve.
9. I vetmi elefant në botë që flet
është pjesëtar i një cirku rus. Ky
elefant mundet të thotë deri në
20 fjali. Elefanti ka jetuar që në
vogëli mes njerëzve dhe ka
arritur të artikulojë tinguj
njerëzish.
10. Burri më i shkurtër në botë
është Gul Mohammed nga India.
Pas matjeve të bëra më 19
qershor 1990 në spitalin "Rahm
Manohar" të New Delphit (In), u
arrit se ai është vetëm 57 cm
dhe mban deri më sot rekordin.
11. Si gruaja më e vogël në botë
deri me sot është konsideruar
Pauline Musters, e lindur në 26
nëntor 1876 në Holandë. Mbas
lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30
cm. Në moshën 9-vjeçare ajo
ishte 55 cm dhe peshonte vetëm
1,5 kg, ndërsa në moshën 19-
vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm
e gjatë.
12. Shteti që konsumon më
shumë bukë në botë është
Turqia. Llogaritjet tregojnë se
mesatarja e çdo personi në
përdorimin e bukës arrin në
199,6 kg.
13. Pijanecët më të shumtë në
botë janë në Irlandë. Çdo personi
i takon të pijë mesatarisht 12,3
litër pije alkoolike, verë, birrë etj.
14. Duhanxhinjtë më të shumtë
ndodhen në Kinë. Sipas
llogaritjeve të fundit, në Kinë
janë shitur 1,69 bilionë cigare
(më shumë se në çdo vend
tjetër). Në gjithë botën janë
shitur 5,5 bilionë cigare.
15. Operacioni më i gjatë në botë
ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka
nisur në datën 4 deri në datën 8
shkurt të vitit 1951, në një spital
të Çikagos. Pacientja Getrude
Lewandowski mbas operimit
kishte reduktuar peshën e saj
gjatë këtyre 96 orëve, nga 280
kg në 140 kg.
16. Rekordin për gjatësi për
gratë e mban Zeng Jinlian nga
Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por
rekordi nuk është thyer akoma.
Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka
vdekur më 13 shkurt 1982).
17. Rekordin për gratë me peshë
më të rëndë mban amerikania
Rosalie Bradford. Në janarin e
vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e
peshës së saj, me 544 kg.
18. Doktori më i ri në botë është
Balamurali Ambati, i lindur në
Amerikë më 29 qershor 1977. Ai
u diplomua në Maunt Sinai
SChool of Medicine në New York
City, më 19 maj 1995, në moshën
17-vjeçare.
19. Binjakët më të rëndë në botë
janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur
me 1946 dhe që vdiq në vitin
1979) me të vëllanë Benny
LLoyd, po i lindur në vitin 1946
dhe që vdiq në vitin 2001. Ata
peshonin pas moshës 6-vjeçare,
njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.
20. Si mamaja më e vjetër në
botë deri më sot mbahet
Rossana dalla Corte, e cila lindi
më 18 qershor 1994, në moshën
63-vjeçare, një djalë.
21. Sipas studimeve më të
fundit, një mashkull harxhon
mesatarisht 3350 orë gjatë
gjithë jetës së tij duke u ruajtur
e qethur.
22. Kur thyhet një xham disa
copëza shpërndahen me
shpejtësi 3000 milje në orë.
Ndërkohë që shpejtësia e të
tjerave është shumë herë më e
vogël.
23. Ajsbergu më i madh i matur
deri më sot ka qenë me gjatësi
200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai
ka pasur një sipërfaqe më të
madhe se Belgjika.
24. Dallga më e madhe e
regjistruar deri më sot ka qenë
në vitin 1971 në ishullin Ishigaki,
Japoni, me lartësi 85 m.
25. Në një natë të kthjellët, sipas
astrologëve amerikanë, çdo njeri
mund të shohë jo më pak se
rreth 2000 yje me sy të lirë.
26. Vetëm mushkonjat femra
pickojnë, ndërkohë që
mushkonjat e seksit mashkull
duan të "sorrollaten" në zona të
ndotura si këneta, etj.
27. Në 1 kg limon ka më tepër
sheqer se në 1 kg luleshtrydhe.
Sipas dietologëve, është më mirë
që limoni të konsumohet i
shtrydhur në ujë.
28. Shteti me më tepër rrugë të
asfaltuara në të gjithë botën
mendohet të jetë Franca. Madje
kjo është shënuar edhe në
rekordet Gines.
29. Një shqiponjë mund ta shohë
prenë e saj që 3000 metra larg,
ndërkohë që kuajt mund të
qëndrojnë deri në 1 muaj në
këmbë.
30. Është vërtetuar që asnjë
person nuk mund të teshtijë pa i
mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë
bërë edhe eksperimente për këtë
dhe kanë arritur në përfundimin
se është e pamundur.
31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare
nga Devoni Jugor, Angli, u nxor
"topi" nga qimet e flokëve të saj
të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i
rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua
në mars 1985.
32. Kompjuterat modern janë
ndërtuar duke u bazuar në
sistemin nervor, por edhe
kompjuteri modern nuk i
afrohet as nivelit të një
zvarritësi.
33. Një njeri i rritur merr frymë
afërsisht 25 000 herë në ditë.
Kurse rreth 27% e ushqimit në
vendet e zhvilluara përfundon
në koshat e plehrave.
34. Është vërtetuar që mundësia
për të rënë rrufeja është 1 në
600,000. Kur ndodh të gjithë
njerëzit nuk duhet të kenë gjëra
të hekurta në duar.
35. Mjalti mund të qëndrojë pa u
prishur 3000 vjet dhe për këtë
arsye dylli i mjaltit përdoret për
procesin e mumjazimit.
36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët
e trashë dhe agresivë, ndërkohë
që përdorimi i tepër i
kompjuterit orar pa orar u
dëmton atyre qetësinë nervore.
37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat
virtualisht. Ato janë të kënaqura
me aktivitetin e tyre fizik dhe
kërkojnë nga "miku" i internetit
kënaqësi shpirtërore.
38. Rekordin e martesave e ka
thyer një 85-vjeçar, i cili është
martuar plot 130 herë. Ngjarja e
pazakontë ka ndodhur në Kenia,
ku Ancentus Akuku ka deklaruar
se i është dashur shumë mund
dhe diktaturë për të pasur
familje të lumtur.
39. Një amerikan kaloi një javë
në burg për arsye se tre fëmijët
e tij të vegjël ishin djegur nga
dielli gjatë pushimeve në plazh.
40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë
në Amerikë filloi në vitin 1792.
Në vitin 1800 presidenti dhe
zonja John Adams ishin familja e
parë që jetuan aty.
41. Lotët është zbuluar se kanë
efekt që të zhdukin bakteriet
dhe të mbrojnë sytë nga
infeksionet.
42. Në gjuhën e njeriut gjenden
100 lloje damarësh për të
shijuar. Në sy gjenden 130
milionë qeliza shikimi.
43. Krokodili është e vetmja
kafshë që vazhdon e zgjatet deri
në ditën e fundit të ekzistencës,
centimetrat e saj ndryshojnë
nga muaji në muaj.
44. Titaniku është anija që
konsiderohet si anija e parë
gjigante në botë. Kapaciteti ka
qenë 46000 tonë, me gjatësi 268
m dhe lartësi 53 m. Mund të
udhëtonin 1343 udhëtarë.
45. Kënga më e gjatë në botën e
muzikës mbahet himni sovjetik, i
përbërë nga 65 strofa. Në maj të
vitit 1987, një moderator
kanadez mendoi ta shtonte
himnin, i cili brenda pak javësh
rekordi arriti në 689 strofa.
46. Nga një operacion në tëmth
që iu bë një pacienti në Londër,
kirurgët hoqën afro 230530
gurë të vegjël nga tëmthi i tij me
madhësi 1,5 deri 15 milimetra.
47. Truri më i vjetër në botë
është gjetur nga arkeologët në
Torfmoor në Florida. Është
gjendur truri i një 45-vjeçareje e
cila kishte jetuar afërsisht 8000
vjet më parë.
48. Poezia më e gjatë në botë u
përfundua mbas 30 vitesh punë
nga shkrimtari Jose´ Rumanzo
nga Ecuador. "Perusia" përbëhet
nga 7 volume, me 5000 faqe
gjithsej dhe nga 230 000
rreshta.
49. Syri i një struci është më
madh se truri i tij, ndërkohë që
në trurin e maceve ka më shumë
se 32 muskuj.
50. Është vërtetuar që një ari i
rritur mund të vrapojë po aq
shpejt sa një kalë. Kurse breshka
mund të ecë me 10 km në orë.

Comments

Popular posts from this blog

HowTo:Spot a Virgin

20 facts about Ukraine