Dallimet Midis Njerezve Te Sukseshmem & Atyre Te Pasukseshem

Midis të suksesshmëve dhe të pasuksesshme ekzistojnë disa dallime kryesore të cilat bëjnë dhe diferencën kryesore.

Njerëzit e suksesshëm kanë qëllime të caktuara jetësore dhe dinë se çfarë dëshirojnë nga vetja, si dhe nga njerëzit e tjerë. Ata të tjerët nuk e dinë se cilët janë qëllimet e tyre dhe nuk dinë se si t’i arrijnë ato. Askush nuk ju ka thënë se vet duhet t’ia caktojnë vetes qëllimet. Ata janë mësuar të varen nga mendimet e të tjerëve dhe qëllimet e tyre. Për ketë arsye nuk kanë shprehi që vetë t`i marrin vendimet e tyre dhe të projektojnë qëllimet e veta.

Ata as vetë nuk janë të vetëdijshëm që pakënaqësia e tyre del nga mungesa e qëllimeve. Ata nuk janë mësuar t'i shprehin dëshirat dhe qëllimet e veta, dhe nga kjo mungesë shpiejmë nga dështimi ne dështim. Personat e varur, zakonisht janë të pasigurt, sepse janë mësuar që dikush tjetër t'ju tregon se si të mendojnë dhe të sillen. 

Njeriu i pasuksesshëm ka frikë që mos të gabon. Ai frikësohet nga përgjegjësia. Sa herë që ka marrë përgjegjësi për diçka, është kritikuar apo dënuar dhe kështu ka kuptuar se përgjegjësia është e rrezikshme. Njeriut të suksesshëm i ka kushtuar shumë kohë për ta kuptuar veten dhe marrëdhëniet me boten, dhe në ketë mënyrë ka zhvilluar fuqinë e kuptimit. Tek ai, nuk ekziston konfuzioni i mendimeve apo gjendja kaotike e mendimeve dhe përjetimeve.

Njeriu i suksesshëm nuk i përzien faktet dhe mendimin e vet për këto fakte. Kuptimi i pozitës suaj në jetë është fillimi i tejkalimit të dobësive të juaja. Duhet të kaloni shumë kohë duke kërkuar shpjegime dhe të hyni mjaft thellë në shkaqet e dobësive tuaja. Kuptimi i vetës është shkopi i vetëm magjik për ndryshim në të mirë.

Comments

Popular posts from this blog

20 facts about Ukraine

HowTo:Spot a Virgin