Polis Albania , History and its Civilization ( In Albanian )
P O L I S I - Vendi i qytetërimit dhe i historisë Polisi është një nga krahinat më interesante dhe më të veçantë e Shqipërisë. Ashtu siç e thotë edhe vetë emri i tij, Polisi është djep i një qytetërimi të lashtë, me një të kaluar të lavdishme historike dhe kulturore. Polisi ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme. Në Malin e Polisit rriten një bimësi e dendur dhe e shumëllojshme. Ndonjëra prej tyre, Ylli i Alpeve, është unikale në botë. Polisi ka njerëz të mirë e punëtorë, që janë optimistë për të ardhmen e tyre. Krahina e vogël e Polisit ndodhet në perëndim të qytetit të Librazhdit, rreth 15 km larg tij, dhe është e vendosur në pjesën veriore të masivit të Malit të Polisit. Ajo shtrihet nga maja e malit, rreth 1500 m mbi nivelin e detit, e deri në buzë të lumit të Shkumbinit. Në shek. XV Polisi ishte një qytet i lulëzuar dhe kryeqendra e një prej principatave më të dëgjuara shqiptare, asaj të Aranitëve, kurse sot ai është një grumbull fshatrash ...